FRPD rreshtohet krah Berishës në turin rreth Shqipërisë: Basha humbi legjitimitetin të jetë kryetari

Forumi Rinor i PD-së do i bashkohet Berishës në turin që pritet të nisë nesër nga Tirana për një PD më të bashkuar më të fortë e më të hapur.

E konfirmon Sekretari i Burimeve Njerëzore të FRPD-së Indrit Hoxha në një intervistë në studion e Ora News.

"Ne do i bashkohemi Berishës në turin në të gjithë Shqipërinë për kthimin e dinjitetit brenda partisë. Kjo vetëm e forcon PD-në, nuk e përçan sepse është kthim në identitet të PD-së e cila ka 6 vjet që ka humbur kontaktet me bazën. “Do prezantojë platformën për ringrintjen e PD-së”

A është kjo një lëvizje “Basha ik?”

Ne nuk kemi luksin të largojmë asnjë as Bashën, por Basha humbi legjitimitetin të jetë në krye të PD. Ka humbur 6 palë zgjedhje. Basha e ka humbur identetin. Duhet të jetë dikush tjetër

Dëgjoj njerëzit krah Bashës që thonë ja iku ai kush do e zëvendësojë.

“Larg qoftë po të na e marrë i plotfqishmi lart zotin Basha çfarë do të bëjmë ti vemë çelësin e ta mbyllim PD-në se ska kush e zëvendëson?” thotë Hoxha gjatë intervistës në studion e Ora News, me gazetaren Anila Zyberaj.