Vendimi / Vetëm këto teste ju lejojnë të kaloni në Mal të Zi

Prej dy ditësh punëtorët ditorë nuk janë lejuar të kalojnë drejt Malit të Zi pasi nuk i njihen testet anticovid dhe një pjese as vaksinat që kanë bërë.

Lidhur me këtë situatë Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Shkodër informon të gjithë personat që duan të kalojnë drejt Malit të Zi se prej ditës së sotme, 15 shtator duhet të paraqesin një nga dëshmitë e mëposhtme:

1-Test RT-PCR për SARS-COV2;

2-Tampon negativ (vlefshmëria jo më shumë se 72 orë);

3-Certifikatë vaksinimi me të dy dozat;

2-Test serologjik që vërteton se ke kaluar COV2, në një afat brenda 180 ditësh.

Drejtoria Rajonale e Kufirit Dhe Migracionit Shkodër gjithashtu thkeson se do të njihen vetëm testet e lëshuara vetëm nga laboratorët e subjekteve si më poshtë:

1-American Hospital, 2-Intermedica Center, 3-Genius Lab, 4-German Hospital, 5-Biocheck Diagnostic, 6-Salus Tirana, 7-Noval Diagnostic, 8-Pegasus Med,9-Clinical Cambridge, 10-Orion Struga.

Autoritetet policore të Malit të Zi kanë njoftuar mbi masat e reja të kufizimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, nisur nga situata e pandemisë./OraNews/