Vrasja e Santigo Malkos, pezullohet me një vit gjykimi për vëllezërit Duka
Pezullohet për një vit gjykimi për shtatë nga të pandehurit e akuzuar për atentatin ndaj ish-policit Santiago Malko. Krahas këtij vendimi për personat që ende nuk janë arrestuar, togat e zeza kanë vendosur të hapin procesin dhe të shqyrtojnë provat për të pandehurit Ilir Gacaj dhe Xhoni Nica, të cilët janë vënë në pranga.
Gjykata e Posaçme ka vendosur të hapë procesin për 2 nga 9 të akuzuarit si bashkëpunëtorë te vrasjes së ish-policit Santiago Malko.
Dosja ndaj të pandehurve Ilir Gacaj dhe Xhoni Nica do të shqyrtohet ndërsa gjykata vendosi të pezullojë për një vit gjykimin për 7 të pandehurit e tjerë Leonard Duka,vëllain e tij Erlis Duka, Ilir Selmanin, Oltian Logan, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Aga.
Prokurori i çështjes Behar Dibra u shpreh se të pandehurit duhet të gjykohen në mungesë ose të përfaqësohen me avokatë, pasi kapja e tyre nuk është bërë ende, por kërkesa e tij nuk u pranua.
Prokuroria thotë se motivi i vrasjes është përplasja e dy grupeve kriminale për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Pasaportë dixhitale Covid për Shqipërinë? BE merr vendimin
15 Shtator, 15:22
Nga njëra anë e mosmarrëveshjes ishin vëllezërit Duka me mbështetësit e tyre, dhe nga ana tjetër ish-polici Malko.
Sipas SPAK, krimi ka lidhje me dy episode kriminale, në datë 26 gusht 2018 në një lokal në Kinostudio ku mbetën të plagosur Juxhin Hamajezi, Rovaldo Mumajesi e Ibrahim Durollari dhe si autor dyshohej Santiago Malko si dhe tentativa për vrasjen e Erlis Dukës.
SPAK bën të ditur se pjesëtarët e grupit kriminal Duka, në shenjë hakmarrje, fillimisht në maj të 2019, planifikuan vrasjen e Ervis Martinajt, për vendndodhjen e të cilit ndonëse morën informacione, nuk arritën ta gjenin.
Në dosje thuhet se që prej muajit maj, e deri një javë përpara se të vrisnin Malkon, të dyshuarit Fatmir Hyseni, i njohur me nofkën “Dogja”, Leonard Duka dhe Erlis Duka, kanë siguruar informacione rreth vendndodhjes së lëvizjeve të Malkos, me qëllim eliminimin fizik të tij.
Ata organizuan dhe realizuan vrasjen e ish-policit, të cilin e qëlluan për vdekje, teksa udhëtonte me automjetin e tij “Mercedez Benz”, në rrugën “Xhanfize Keko”.
Si prova kundër të dyshuarve renditen jo vetëm dëshmia e bashkë të pandehurit Blendi Teta, që po hetohet në një proces të ndarë, por edhe provat e ADN-së në dy makina, që u përdorën në vrasje.
Policia ka zbuluar mbetje biologjike dhe ka përftuar përmes tyre disa kampionë ADN-je.
Për të konfirmuar praninë e të pandehurve në këto automjete, ADN janë krahasuar me profilet gjenetike të prindërve të tyre, që kanë rezultuar të përputhshme.

