Aksidenti i rëndë në Lezhë, 'traileri' godet nga pas autobusin me pasagjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2021, 10:37
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot.
Burime për Ora News bëjnë me dije se një autobus me pasagjerë është përplasur me një trailer te kryqëzimi i Shëngjinit.

Mësohet se si pasojë është lënduar një fëmijë i cili është dërguar për mjekim në spital.
Gazetari Elvis Hila informon se traileri ka goditur nga pas autobusin duke e nxjerrë nga rruga.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



