Vox Pop/ A e tolerojnë shqiptarët dhunën ndaj grave?

Çfarë mendojnë shqiptarët për dhunën ndaj grave, a e tolerojnë atë? Ku e ka zanafillen dhuna? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin Ditë e Re.

Qytetarët shprehen kategorikisht kundër dhunës në familje. Disa prej tyre ia atribuojnë varfërisë, ndërsa disa tjerë thonë se dhuna është një problem social shumë i thellë dhe se duhen analizuar shkaqet e më pas pasojat.

"Duhet dënuar, është një problem social shumë i thellë. Në Shqipëri merremi me pasojat dhe jo me shkakun, nëse kapim shkakun do të eliminojmë pasojat", thotë një qytetar.

Ndërsa një tjetër thotë se problemi kryesor është varfëria: "Ka të bëjë gjendja ekonomike, varfëria."

Na ndiqni çdo ditë në " Ditë e Re" nga e hëna në të premte në orën 07:00 deri 10:00 në ekranin e Rtv Ora, nën shoqërinë e Arjola Shehu dhe Arjon Muça.