Banorët jetojnë në pallatin e dëmtuar nga tërmeti: Bonusi i qirasë që na jep bashkia e Tiranës i pamjaftueshëm
Ky pallat është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit por dhe pse i rrezikshëm banorët vijojnë të jetojnë aty.
Banorët shprehen se bonusi që u jep bashkia e Tiranës nuk u mjafton për një shtëpi me qira.
"180 mijë lekë (të vjetra) nuk dalin fare."
"Ato janë 250-300, unë do paguaj pensionin atje? Jo nuk është e përballueshme."
Por për ta vlerësimi është jo i drejtë, pasi ndërtesa nuk ka dëmtime në strukturë dhe pse ekspertët janë shprehur se ai është për t’u shembur.
"Ka dalë DS4, por nuk ka dëmtime si pallat. "
"Nuk ka dëmtime shumë."
Ky nuk është rasti i parë që qytetaret rikthehen në shtëpitë e dëmtuara e të shpallura të pabanueshme edhe pse marrin bonus qiraje.
Drejtuesit e bashkisë së Tiranës nuk kanë marrë asnjë masë për të kryer një rivlerësim të shumës së dhënë për qiranë, duke injoruar apelin e banorëve për pamjaftueshmërinë e fondit./OraNews/
