E rëndë/ 1.400 delfinë të ngordhur "pushtojnë" bregdetin (foto)

Banorët e ishujve Faroe në Danimarkë janë përballur me një skenë aspak të këndshme, kur kanë parë në bregdet 1.428 delfinë të ngordhur.

Gjuetia e delfinëve në ishujt Faroe është traditë por këtë herë ajo është kthyer në një masakër sipas ekspertëve, pasi numri i delfinëve të ngordhur është shumë i lartë.

E rëndë/ 1.400 delfinë të ngordhur

Shumica prej tyre janë vrarë nga peshkatarët ose me anë të mjeteve elektrike. BBC njofton se delfinët e ngordhur iu shpërndanë vendasve për konsumim.

E rëndë/ 1.400 delfinë të ngordhur

Pamjet e publikuara vijnë nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve.

Për këtë fenomen, aktivistët kanë ngritur zërin ndër vite, por deri më tani, asnjë masë nuk është marrë nga autoritetet.