Kapen duke kultivuar 950 rrënjë kanabis, arrestohen dy shqiptarë në Britani (Emrat)

Dy shqiptarë,  Frrok Zefi, 42 vjeç dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç, janë arrestuar në Angli pasi kishin ngritur një fermë të fortifikuar kanabisi.

Mediat britanike, bëjnë me dije se edhe pse vendi ku rritej kanabisi ishte i fortifikuar, policia arritu te futej brenda godinës.

Ferma u zbulua në qytetin e Blackpool, ndërkohë që brenda saj u gjetën 950 rrënjë kanabisi, ku vlera në treg arrinte  shkon në mbi 950 mijë sterlina.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe ekipet e elektricistëve pasi shqiptarët vidhnin energji për të siguruar rritjen e bimëve.

Ata pritet të dalin para gjykatës, ku dhe do të merret vendimi për ta.