Arrestohet italiani në Kakavijë, tentoi të shesë makinën që nuk ishte në pronësi të tij

Policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar një shtetas italian pasi dyshohet se ky shtetas do të shiste që automjet që nuk ishte në pronësi të tij.

"Në datën 14.09.2021, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip "Citroen", shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin dhe bënë ndalimin e drejtuesit M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë)," informon policia.

Ky shtetas dyshohet se do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorike"./OraNews/