"Merren dhe me mimiken e Ambasadores…", Robelli: Me standardin e SHBA-së, Berlusconi duhet të ishte non grata

Edhe pse vepron në Zvicër, gazetari Enver Robelli përcjell me interes dhe mban qëndrime edhe mbi zhvillimet e brendshme në Kosovë dhe Shqipëri.

Duke komentuar zhvillimet në PD dhe përjashtimin e Beruishës, ai thotë se nëse SHBA do të ndiqte të njëjtin standard do të duhej të shpallte non grata dhe Berlusconin prej kohësh.

Robelli: Debatet në lidhje me Amerikën sikur Shqipëria është protektorat ku njerëzit merren dhe me mimikën e Ambasadores nuk është shenjë e mirë. Politika shqiptare e ka sjellë vetë veten, nuk kemi pasur një sistem drejtësie që sqaron akuzat. Qeverisjen Berisha e kanë shoqëruar defekte të mëdha dhe akuza për korrupsion, skandali i Gërdecit dhe të gjitha këto. Nuk  kemi një epilog gjyqësor për 30 veta të vrarë. Nëse politikanët shqiptarë nuk kanë respekt për shtetin e vet, mos prisni që SHBA do të sillen me respekt të madh për politikanë të caktuar, natyrisht ka edhe standarde të dyfishta. Sipas këtij standardi edhe Silvio Berlusconi duhej të shpallej non grata në SHBA. Sikur Berisha të mbante të gjithë mëkatet  që kanë ndodhur në Shqipëri në 30 vitet e fundit, do ta ngarkonim atë dhe gjithçka do të ishte parajsë. Por Berisha është një nga politikanët shqiptarë, mes tyre ka dhe shumë në PS, që janë pengesë e madhe për përparimin e Shqipërisë.

Aksionin e nisur nga Berisha ai e sheh të gabuar pasi sipas tij 30 vjet në skenën politike janë mjaft.

Robelli: Berisha është shembull i një politikani që e huq momentin për tu larguar nga politika për të lozur me mbesa dhe nipa. Është në dekadën e 8 të jetës së tij dhe ende vërtitet me një grusht njerëzish nëpër lagjet e Tiranës dhe kërcënon se do të rrëzojë Lulzim Bashën. Një situatë tragjiko-komike. Mund të shkaktojë turbullira por epoka e tij politike është përmbullur në 2013. 30 vjet në skenën politike janë mjaft.

Koka: Nuk shoh dëshirë të Berishës për të marrë frerët e PD. Ka folur për nevojën e rikthimit të sovranitetit dhe dinjitetit të PD që nga veprimi i fundit i Bashës dhe jo vetëm të dyja janë cënuar rëndë. Ka rënë edhe fasada e asaj që e quajmë opozitë.