Çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend? Seanca plenare në orën 17:00

Pasditen e së hënës, 13 shtator, ora 17:00,  Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ku pritet të ngrihen dhe komisionet e përhershme parlamentare. Nga 8 komsione, 3 prej tyre do të drejtohen nga opozita, ndërsa socialistët dhe demokratët tashmë i kanë gati  emrat e kryesive të këtyre komisoneve.

Në pritje të seancës së posaçme, ku kryeministri Rama do të prezantojë qeverinë dhe programin, Kuvendi do të mblidhet të hënën për të ngritur organet e tij.

Në rend të ditës  do të jetë zgjedhja e Byrosë dhe  përbërja e sekretariatave si dhe caktimi i kryesive të komisioneve të përhershme. 

Gjithashtu dy kampet kryesore politike i kanë propozuar edhe nënkryetarët e Kuvendit.

Socialistët do të përfaqësohen nga ish-Ministrja Ermonela Felaj, ndërsa demokratët me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj.

Kuvendi

Lindita Nikolla, kryetare

Ermonela Felaj,nënkryetare

Enkelej Alibeaj,nënkryetar

Komisionet

-Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese

-Nasip Naço, kryetar i Komisionit të Sigurisë

-Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve

-Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë

- Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm

-Petro Koçi, zëvendëskryetar i Komisionit të Edukimit dhe Medias

-Etilda Gjonaj zëvendëskryetare e Komisionit të Integrimit

-Klodiana Spahiu, zëvendëskryetare e Komisionit të Shëndetësisë

-Ermonela Felaj, do të jetë nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë

-Jorida Tabaku, kryetare e komisionit për Integrimin Europian 

-Albana Vokshi, kryetare Komisionit për Shëndetësinë 

-Agron Gjekmarkaj, kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median