"Berisha nuk u njoftua…", Ora News zbardh detaje nga ceremonia për Azem Hajdarin, Basha homazhe në 09:00
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2021, 12:48
Ora News zbardh detaje nga mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha në ceremoninë përkujtimore të PD-së për 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit
Burime nga zyra e ish-kryeministrit bëjnë me dije se Berisha nuk është njoftuar nga PD për ceremoninë përkujtimore.
Për këtë pretendim u pyet edhe selia blu, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.
Ora News mëson se kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar homazhet në nderim të Azem Hajdarit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Në ceremoninë përkujtimore për Azem Hajdarin nuk kanë marrë pjesë as familjarët e tij, por nuk dihet nëse kanë qenë të ftuar.
