Pezullohet ndërtimi i Ujësjellësit në Gjirokastër, gjobitet firma, kanalet hapur në rrugë e lagje
Duhet të përfundonte me datën 17 gusht të këtij viti, por Ujësjellësi në Gjirokastër është larg së vëni në funksion.
Kjo është situata që ka krijuar kompania e ndërtimit të Ujësjellësit në qendër të qytetit të gurtë.
Vonesa e punimeve ka bërë që kompania e ndërtimit të gjobitet nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit me 500 mijë lekë të reja.
Ndërkohë, lidhur me neglizhencën e punimeve dhe punë ne ngadaltë Bashkia e Gjirokastrës ka marrë vendim për pezullimin e punimeve.
Ujësellësi që duhej të ndërtohej kapte një shifër prej më shumë se 7 milionë e 550 mijë euro, ndërsa veç qeverisë shqiptare donator në këtë projekt janë edhe qeveria gjermane dhe ajo zvicerane.
Në lidhje me zvarritjen e punimeve, dhe situatën e krijuar në qytet edhe banorët janë të shqetësuar.
Me pezullimin e punimeve ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Ujësjellësin e ri.

