Gjen mbyllur derën e hotelit në Elbasan dhe tenton të ngjitet nga muri, rrëzohet turisti nga Belgjika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2021, 11:10
Një turist nga Belgjika është plagosur aksidentalisht në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të kësaj të diele, ku shtetasi V.K., 49 vjeç, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht.
Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja aksidentale pason atë të Tiranës, ku një i ri shqiptar nga Maqedonia e Veriut por me banim në Zvicër gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga ballkoni i hotel Rognerit ku po qëndronte.