Ora News në pallatin ku u shkëput ashensori, 5 persona brenda në momentin e aksidentit

Në ashensorin e pallatit në Astir, i cili u shkëput në mesnatë, duke plagosur dy gra, ndodheshin 5 persona.

Por fatmirësisht 3 prej tyre kanë shpëtuar pa lëndime.

Gjithçka ndodhi rreth orës 00:05. Dy gra mbetën të plagosura. U dëmtua shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ora News ishte sot në pallatin ku ndodhi ngjarja. Siç mund ta shikoni dhe nga pamjet, ashensori është shkëputur nga njëra anë e tij. Tashmë ai është bllokuar dhe ruhet me efektivë të policisë në pritje të ekspertizës që pritet të përcaktojnë shkaqet e rënies së tij.

Në pyetje po merret dhe administratori i pallatit.

Ora News në pallatin ku u shkëput ashensori, 5 persona brenda në
Ashensori ku ndodhi ngjarja

Një banore e pallatit tregon se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe.

Ora News në pallatin ku u shkëput ashensori, 5 persona brenda në

"Ra me shumë forcë, u ngritëm të trishtuar".

Jashtë kamerave, banorë të tjerë të pallatit kanë pretenduar se kanë pasur probleme edhe më parë me ashensorin.