Basha: Jam gati të takoj Berishën
Sot (e shtunë 11 shtator) Lulzim Basha bisedoi për rreth dy orë me dyer të mbyllura me kryetarët demokratë në rrethe në selinë qendrore në Tiranë.
Mësohet se Basha u sqaroi drejtuesve të degëve arsyet e përjashtimit të ish kryetarit të PD, nga grupi parlamentar, si dhe u përcolli udhëzime për atë që e pret tani Partine Demokratike.
Burime bëjnë me dije se në takimin që ka pasur Basha me kryetarët e degëve të PD ka thënë që jam i gatshëm të takoj Berishën dhe është shprehur i keqardhur.
Më herët, kur njoftoi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar më 9 shtator, Basha tha se ishte një nga vendimet më të vështira që i ishte dashur të merrte.
E hëna është një tjetër ditë betejë mes demokratëve në vitin e tretë të opozitës, ndërsa Luzlim Basha do të zyrtarizojë listën me emrat e deputetëve të grupit parlamentar pa emrin e Sali Berishes, megjithëse ky i fundit nuk pranon të largohet.
