Tirana mes ndotjes dhe zhurmave, Sazan Guri: Përgjegjësi kryesor Erion Veliaj
Lëvizja pa orar e mjeteve të tonazhit të rëndë por edhe ndërtimet ka kufi në kryeqytet kanë shkaktuar një rëndesë të trafikut ditët e fundit.
Me këtë situatë, qytetarët e Tiranës përballen çdo ditë. Kjo vjen si rrjedhojë e numrit të lartë të automjeteve por edhe punimeve që nisën pa një plan të mirëmenduar.
Në çdo rrugë të kryeqytetit sheh betoniere që qarkullojnë gjatë ditës, të cilat shkaktojnë kaos dhe trafik por edhe ndotje të ajrit.
Sa i përket matjes së nivelit të zhurmës, kryeqyteti rezulton që ti kalojë nivelet standarde të vendosura për vendin tonë.
Por ajo çfarë është më problematike është se edhe pse me gjithë këto situata shqetësuese në kryeqytet nga ana e autoriteteve ende nuk është as një masë konkrete për normalizimin e situatës.
Për ambjentalistin, Sazan Guri, përgjegjësia kryesore për këtë situatë është e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili sipas tij ka ndikuar drejtëpërdrejtë në rritjen e ndotjes dhe të zhurmave në kryeqytet me dhënien e lejeve pa kriter.
"Tirana, për shkak të dendësisë urbane, njerëzore, dendësisë së automjeteve dhe mënyrës së ndërtimeve pa mbulesa, vazhdon të jetë ende një nga kryeqytetet më të ndotura ku renditet e pesta nga fundi në botë. 30 vjet të ndërtosh dhe ta dendësosh, të bashkëjetosh me pluhur, me zhurma, me automjete të rënda dhe të lehta nuk është pak për njeriun. Është përgjegjësi direkt e kryetarit të Bashkisë."


