Stuhia Ida/ New York shpall gjendje të jashtëzakonshme
Shtetet amerikane të Nju-Njorkut dhe Nju-Xhersit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme prej përmbytjeve nga stuhia "Ida".
Kryebashkiaku i Nju-Jork-Sitit, Bill de Blasio, u bëri thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë teksat ujërat vërshuan rrugëve, duke depërtuar deri në stacionet e nëndheshme hekurudhore.
Shërbimi meteorologjik tha se në parkun qendror të Nju-Jorkut ranë 8 cm reshje në një orë.
Të paktën një person u mbyt në shtetin e Nju-Xhersit ndërsa një uragan po në këtë shtet shkatërroi disa shtëpi, duke zënë edhe persona nën çatinë e një zyre postare.
Të dyja shtetet pezulluan shërbimet hekurudhore dhe fluturimet.
Stuhia lëvizi të mërkurën në verilindje të SHBA-së dhe provokoi disa alarme për uragane në zona të Pensilvanisë, Nju-Xhersit dhe Delauerit, më i rrezikshmi në qytetin e Pensilvanisë.
Të dielën uragani "Ida" i kategorisë 4 goditi Luizianën por fuqia e tij u ul dhe tani klasifikohet si një ciklon pastropikal.
Verilindja e Amerikës u godit për herë të fundit nga stuhia Henri më 22 gusht, dhe stuhia Elsa përpara tij, duke lënë të dyja dëme të shumta materiale dhe disa viktima.

