Afganët nuk lejohen më ti afrohen aeroportit të Kabulit

Zëdhënësi i Talibanëve deklaron se Talibanët nuk do të lejojnë më shtetas afganë të shkojnë në aeroportin e Kabulit për shkak të situatës kaotike atje.

Në një konferencë për median ai tha se turma në aeroport duhet të kthehet dhe të shkojnë në shtëpi dhe siguria e tyre do të garantohet.

Por ai tha se SHBA -ja kishte vazhduar t'i ftonte njerëzit në aeroport për të hipur në aeroplanë.

“Ne i kërkojmë amerikanëve” tha ai “të mos inkurajojnë afganët të largohen. Ne na duhet talenti i tyre”

Ai shtoi se mediat afgane tani po punonin përsëri, siç ishin spitalet, shkollat, universiteti dhe qeveria lokale.