Gruaja afgane lind fëmijën në aeroplanin e evakuimit të SHBA
Një grua e evakuuar nga Afganistani për shkak të kaosit që është krijuar në vend ka lindur një vajzë gjatë fluturimit.
BBC bën me dije se gruaja ka lindur gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani.
Personeli mjekësor hipi në aeroplan pasi ai u ul dhe e dorëzoi foshnjën në ngarkesën e avionit.
Foshnja dhe nëna thuhet se janë në gjendje të mirë, dhe aktualisht ndodhen në një spital.
Medical support personnel from the 86th Medical Group help an Afghan mother and family off a U.S. Air Force C-17, call sign Reach 828, moments after she delivered a child aboard the aircraft upon landing at Ramstein Air Base, Germany, Aug. 21. (cont..) pic.twitter.com/wqR9dFlW1o
— Air Mobility Command (@AirMobilityCmd) August 21, 2021
Mijëra afganë janë jashtë aeroportit ndërkombëtar në kryeqytet, Kabul, disa ditë pasi talibanët morën kontrollin e qytetit. Forcat amerikane aktualisht kontrollojnë aeroportin. Deri më tani janë evakuuar nga vendi, rreth 17,000 njerëz, ndërkohë që pritet që afganë të vijnë edhe në vendin tonë.