Uraganet në Meksikë e SHBA, 16 të vdekur, familjen e përpin dheu në shtëpinë e tyre
Meksika u godit të shtunën nga një uragan i fuqishëm që shkaktoi viktima në lindje të saj. Edhe disa shtete verilindore të SHBA-së po rrezikohen nga uragani "Henri".
Uragani "Grejsi" që goditi Meksikën Lindore të shtunën ka lënë të paktën tetë viktima dhe dëme të shumta nga përmbytjet dhe erozioni.
Shtatë prej viktimave i përkisnin të njëjtës familje dhe u groposën në shtëpinë e tyre nga rrëshqitjet e dheut në qytetin e Poca-Rikës.
"Po kthehesha për të hyrë në shtëpi kur e gjithë kodra rrëshqiti mbi çati, duke zënë brenda gruan dhe gjashtë fëmijët e mi. Ishin katër vjeç, tetë vjeç, një dyvjeçe dhe një e sapolindur 15-ditëshe."
Rrugët e qyteteve të tjera u mbytën nga balta dhe shumë banesa të rajonit mbetën pa energji elektrike, përpara se uragani ta humbte fuqinë me të hyrë në brendësi të Meksikës.
Ndërkohë, tetë viktima të tjera u raportuan edhe në Amerikë, në shtetin juglindor të Tenesit.
Shkak u bënë përmbytjet të cilat kanë lënë disa të zhdukur në qytezën Hamfri nga reshjet që arritën lartësinë 43 cm në 24 orë.
Edhe në brigjet verilindore të Amerikës, banorët u përgatitën prej rrezikut nga uragani Henri.
Goditjen më të fortë pritet ta marrin të dielën ishujt në shtetin e Nju-Jorkut, shteti i Konektikatit dhe i Masaçusetsit.

