Prishtinë, i keqpërdori kartën e bankës duke i marrë para, xhaxhain denoncon në policinë nipin

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në fshati Shkabaj të Prishtinës ku një burrë ka denoncuar në polici nipin sepse i ka keqpërdorur kartelën bankare.

Sipas policisë, nipi i denoncuesit ka keqpërdorur kartelën e tij i duke shfrytëzuar një shumë të konsiderueshme parash prej llogarisë.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se nipi i tij i dyshuari mashkull kosovar përmes llogarisë bankare dhe duke keqpërdorur kartelën e tij i ka shfrytëzuar një shumë të konsiderueshme parash” - thuhet në raportin e policisë.

Dyshohet se rasti ka ndodhur gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti.