Kosova mban zgjedhjet lokale në Tetor, partitë pothuajse i kanë përmbyllur kandidaturat

Në 17 tetor Albin Kurti dhe vetëvendosja do të jenë përballë votës së shqiptarëve të Kosovës për të testuar nëse e kanë ende mbështetjen e tyre.

Mediat në Kosovë shkruajnë se në zgjedhjet vendore forcat kryesore politike thuajse i kanë përmbyllur kandidaturat duke paraqitur dhe një panoramë të situatës.

Beteja për të drejtuar kryeqytetin do të jetë mes katër kandidaturave. LDK’ja do të sfidojë me Përparim Ramën, AAK’ja me Daut Haradinajn, PDK’ja me Uran Ismailin dhe VV’ja me Arben Vitinë.

Në Mitrovicë nuk u arrit një marrëveshje për koalicion, por vetëvendosja do të përfaqësohet me Agim Bahtir që do të përballet me Bedri hamzën e PDK se dhe mjekun Armend Agollin që ka garon me siglën e LDK.

Në Gjilan Vetëvendosje garon të riun Alban Hysenin që do të ketë përballë kryetarin aktual Lutfi Hazirin

Në Ferizajin e PDK’së, LDK’ja ka vendosur të që të kandidojë me një grua, është fjala për Sibel Hysenin. E kryetari aktual, Agim Aliu, do të garojë përsëri me PDK’në edhe për një mandat.

Prizreni pritet po ashtu të ketë një garë të fortë. Vetëvendosja ende nuk ka miratuar kandidatin por me shumë mundësi pritet që vendimi të jetë mes Mytaher Haskukas dhe Drita Millakut.

Ndërsa mediat në Kosovë shkruajnë se  PDK me shumë gjasë do të garojë me Shaqir Totajn, derisa LDK do të garojë me Anton Qunin.

ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila pritet ti rikthehet garës ku përball do të jetë konkurenti i saj i vjetër Adrian Gjini i cili përfaqëson siglën e AAK

Në Pejë, LDK’ja do të garojë me kryetarin aktual, Gazmend Muhaxherin. E VV’ja pritet të garojë me Gazmir Racin. Ndërsa nga PDK’ja do të kandidojë Astrit Ademaj.