Joe Biden: SHBA do të vazhdojë ta mbështesë Afganin

Në një deklaratë për mediet nga Shtëpia e Bardhë presidenti i SHBA, Joe Biden tha se do të vazhdojnë të mbështesin popullin afgan.

Biden thotë se Uashingtoni do të "vazhdojë të bëjë presion për diplomaci" në Afganistan.

"Tani ne jemi të fokusuar në atë që është e mundur," thotë ai, duke shtuar se SHBA do:

-Vazhdojë të mbështesë popullin afgan;

-Drejtojë me diplomaci, ndikim ndërkombëtar dhe ndihmë humanitare;

-Do parandalojë dhunën dhe destabilitetin dhe

-Do të garantojë të drejtat themelore të popullit afgan.

"Unë kam qenë i qartë, të drejtat e njeriut duhet të jenë qendra e politikës sonë të jashtme, por mënyra për ta bërë këtë nuk është përmes vendosjeve të pafundme ushtarake," shton ai.