"Patrullat e Vdekjes" në rrugët e Kabulit, kryebashkiakja e parë femër e Afganistanit: Pres të vijnë të na vrasin mua dhe burrin

Talibanët filluan ofensivën e tyre në rrugët e Kabulit të dielën, 15 gusht, me dhjetëra civilë  të fshehur pas dyerve të mbyllura të shtëpive të tyre. Në të njëjtën kohë, talibanët, me armë në duar, po kërkojnë derë më derë me këdo që ka punuar me Organiztata Jo Qeveriatre  dhe qeveritë perëndimore gjatë viteve.

Sipas Gulam Ishayi , përfaqësuesi i Afganistanit në Kombet e Bashkuara, ka raportime se talibanët kanë nisur "patrullimin e vdekjeve".

Ai paralajmëroi gjithashtu për premtimet e bëra nga talibanët në të kaluarën .

"Njerëzit e Kabulit po jetojnë me frikë tani," tha ai. "Talibanët kanë filluar të kontrollojnë shtëpitë e disa lagjeve duke regjistruar emra ndërsa kërkojnë emrat e njerëzve në listat e tyre.

"Pres që talibanët të vijnë për të na vrasin mua dhe burrin tim", thotë kryebashkiakja e parë femër e Afganistanit, 29 vjeçare, Zarif Gkafari për britaniken "Inews".