Presidenti amerikan pritet të komentojë së shpejti situatën kaotike në Afganistan
Presidenti amerikan Joe Biden, i cili aktualisht ndodhet në Camp Daviddo do të kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë, për të komentuar mbi situatën në Afganistan.
Informacionin e dha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, sot, 16 gusht.
Amerikanët "duhet të presin së shpejti komentet e fundit nga presidenti. Ai tashmë është në kontakt të vazhdueshëm me ekipin e Sigurisë Kombëtare.
"Biden po punon për të menaxhuar këtë situatë," tha Jake Sullivan për televizionin ABC, pa dhënë detaje mbi kohën ose formën e ndërhyrjes presidenciale.
Axhenda e lëshuar sot nga Shtëpia e Bardhë nuk parashikon ndërhyrje publike për presidentin amerikan, i cili e kaloi fundjavën në Camp David, ku fillimisht duhej të qëndronte larg gazetarëve deri të mërkurën. Axhenda është e vështirë të respektohet, në një kohë kur Afganistani ka rënë në duart e talibanëve.
Fjalimi i fundit i Joe Biden ishte më 10 gusht, kur ai siguroi se "nuk pendohet" për vendimin e tij për të tërhequr trupat e fundit amerikanë nga Afganistani deri më 31 gusht, pas 20 vitesh konflikt.
Ai më pas njoftoi në një deklaratë me shkrim vendimin për të vendosur 6,000 trupa amerikanë për të siguruar aeroportin e Kabulit dhe për të larguar 30,000 amerikanë dhe afganë që kishin punuar me Shtetet e Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë njoftoi gjatë fundjavës se presidenti amerikan është informuar vazhdimisht për situatën në Afganistan.
Një fotografi e publikuar sot e tregon Biden, të ulur vetëm, para një tryeze të madhe konferencash në Camp David, përballë një ekrani të videokonferencës i ndjekur nga zyrtarë amerikanë.



