Avioni ushtarak afgan rrëzohet në Uzbekistan

Ministria e Mbrojtjes në Uzbekistan njoftoi se forcat ajrore të mbrojtjes kanë rrëzuar një avion ushtarak afgan, pasi ai kaloi kufirin e tyre.

Një zëdhënës i ministrisë tha se avioni ishte përpjekur të kalonte ilegalisht në hapësirën ajrore të vendit të Azisë Qendrore, raporton BBC.

Ai nuk tha se sa njerëz ishin në bord apo nëse kishte të mbijetuar.

Bekpulat Okboyev, një mjek në provincën jugore të Surkhondaryo, që kufizohet me Afganistanin, i tha agjencisë së lajmeve AFP se dy pacientë të veshur me uniforma ushtarake afgane u shtruan në spital të dielën në mbrëmje, përcjell Ora News.

Ai tha se njëri kishte parashutë dhe se kishte pësuar fraktura. Të dielën, 15 gusht, autoritetet e Uzbekistanit thanë se 84 ushtarë afganë u arrestuan pasi kaluan kufirin.