"Kam shpëtuar shumë amerikanë...më kthyen kurrizin e më lanë pas"
Një ish-përkthyes i forcave amerikane në Afganistan thotë për BBC se ka frikë nga hakmarrja e talibanëve dhe se Amerika i ka kthyer kurrizin, duke e lënë atë pas në Kabul.
"Kur dëgjova se talibanët hyn të dielën, në kryeqytetin e Afganistanit, shkova në aeroport për tu larguar nga vendi, por nuk më lejuan, sepse nuk kisha dokumentet e duhura me vete. Unë u përpoqa të largohesha, por nuk ia dola, sepse nuk kisha dokumentet as biletë për të hipur në aeroplan ", thotë ai.
Ai shprehet se ka shërbyer si përkthyes për forcat amerikane për 5 vite më radhë.
”Nëse do ishte nevoja unë do të sakrifikoja jetën time për të shpëtuar ushtarët amerikanë. Kam shpëtuar jetën e shumë amerikanëve. Si përfundim ja çfarë më bënë; më lanë pas dhe me kthyen kurrizin. Për këtë moment unë e kam të pamundur të lëviz nga Kabuli, nuk mund të lëviz as edhe një metër. Nuk e di se çfarë do ndodhë sonte me mua. Kabuli nuk është i sigurt."


