Pakistani i përgjigjet hyrjes së talibanëve në Afganistan

Kryeministri pakistanez Imran Khan ka thënë se afganët kanë "thyer prangat e  robërisë" në një fjalim për imperializmin kulturor, raporton BBC.

Komentet e tij që kritikojnë arsimin në gjuhën angleze në Pakistan erdhën një ditë pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit afgan, Kabul, pas ditëve të operacioneve  të shpejta.

Pakistani ishte një nga tri vendet që njohu qeverinë talibane afgane në 1996 dhe pritet të marrë vendime kryesore sot në takimin e komitetit të sigurisë kombëtare, të kryesuar nga kryeministri dhe i ndjekur nga zyrtarë të lartë të agjencisë ushtarake dhe të inteligjencës.

Partitë kryesore fetare politike të Pakistanit Jamat-e-Islami dhe JUI-F përgëzuan talibanët afganë për "suksesin" e tyre të fundit dhe i dhanë mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të plotë lëvizjes në Afganistan.

Disa anëtarë të grupeve fetare shpërndanë gjithashtu ëmbëlsira për të festuar hyrjen e talibanëve në Afaganistan.

Talibanët janë gjithashtu nën kontrollin e dy vendkalimeve kryesore kufitare me Pakistanin. Njëri prej tyre, kalimi Torkham, u mbyll për pak kohë për këmbësorët dhe tregtinë pasi u kap nga luftëtarët talebanë

Pakistani aktualisht nuk po lejon asnjë refugjat të ri të hyjë në vend, si pasojë afganët lejohen të kthehen në vendin e tyre vetëm përmes këtyre vendkalimeve.

Më parë, Ministri i Jashtë, Shah Mehmood Qureshi, u takua me  delegacionin e udhëheqësve politikë afganë nga Afganistani Verior, të cilët shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me përfshirjen e pakicave dhe grupeve të tjera etnike në çdo qeveri të ardhshme të Afganistanit.