Pamje tronditëse/ Frikë nga talibanët, afganët hipin në gomat e avionit për t’u arratisur
Kaosi dhe paniku mbizotërojnë në aeroportin e Kabulit, me qytetarët afganë që tentojnë të arratisen nga vendi, pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit dje, 15 gusht.
Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale duken qytetarët afganë, që përpiqen të hipin në gomat e avionit amerikan teksa ngjitet për të fluturuar.
Sipas disa raporteve, të cilat nuk janë konfirmuar ende, të paktën dy persona u vranë pasi ranë nga aeroplani pasi ai ishte ngritur.
Të paktën dy persona të tjerë u vranë më herët në të njëjtin aeroport, ndërsa turma udhëtarësh u përpoqën të largoheshin nga vendi. Është e paqartë nëse ata u qëlluan ose u vranë në rrëmujë e sipër.
Talibanët hynë në Kabul të dielën, 15 gusht dhe morën kontrollin e Afganistanit për herë të parë në gati 20 vjet, pasi qeveria u rrëzua dhe Presidenti Ashraf Ghani iku jashtë vendit.
Insane. Don’t have any other words.
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) August 16, 2021
The Kabul Airport.
pic.twitter.com/ylraJsDyme
Trupat e fundit amerikane që ndodheshin në Afganistan, të cilët ruanin Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit qëlluan në ajër të hënën në mëngjes për të zmbrapsur mijëra afganë në aeroporti.

