Shqiptari përdhunon ish-gruan në Athinë brenda shtëpisë së saj, jetonte me djalin 4 vjeç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2021, 18:22
Një e re ka denoncuar mëngjesin e sotëm në policinë e Athinës se është përdhunuar nga ish-bashkëshorti i saj. Sipas informacioneve, gjithçka ndodhi kur burri me origjinë shqiptare e vizitoi në shtëpinë ku ajo jeton me djalin 4-vjeçar.
Sipas ankesës së saj, i akuzuari i kërkoi asaj të kishte një lidhje, por ajo nuk pranoi. Pastaj ajo filloi të kishte frikë se ai do ta lëndonte dhe nuk reagoi. Këtë mëngjes, 13 gusht ajo e denoncoi për përdhunim.
Shqiptari u mor në paraburgim në mënyrë që të merrej në pyetje nga policia dhe të dëshmonte për incidentin. Gruaja ngriti një padi për incidentin me ish-partnerin e saj duke u dërguar në Prokurori, shkruan protothema.gr.
Çifti ishte i ndarë prej disa kohësh dhe e reja jetonte me të birin.
