Albin Kurti fton diasporën të investojnë për zhvillimin e Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2021, 09:48
Kryeministri i vendit, Albin Kurti i bën thirrje të gjithë mërgimtarëve që të investojnë në Bonot e Diasporës.
Bonot e Diasporës janë një mundësi e mirë që ju të ndihmoni zhvillimin e vendit dhe njëkohësisht të përfitoni nga një investim që është i garantuar nga shteti” shkruan ai në facebook.
“Fondet që investoni në Bonot e Diasporës hyjnë në buxhetin e shtetit, dhe me ato fonde ne do t’i mbështesim prodhuesit vendorë për të rritur kapacitetet e prodhimit”, thotë Kurti.