Finlanda ndalon udhëtarët nga Kosova e Maqedonia V nëse nuk janë të vaksinuar
Nga 16 gushti, udhëtarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mund të hyjnë në territorin e Finlandës nëse nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, me një nga vaksinat e pranuara nga autoritetet finlandeze si dëshmi e imunitetit për udhëtime, thuhet në artikullin e publikuar nga Schengenvisainfo.com.
Vendimi është marrë të enjten e 12 gushtit kur Qeveria e Finlandës vendosi të ndryshojë kufizimet për hyrjet nga vendet jashtë BE -së dhe zonës Shengen, raporton Ora News.
"Vendimi i 5 gushtit 2021, ndryshohet. Vendosen kufizimet e hyrjes për banorët e Kosovës që mbërrijnë në Finlandë nga Kosova dhe banorët e Maqedonisë Veriore që mbërrijnë në Finlandë nga Maqedonia Veriore”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme finlandeze.
Shkak është rritja e numrit të rasteve me koronavirus.
Personat e vaksinuar që mund të vijnë nga këto shtete duhet të paraqesin çertifikatë të vaksinimit të këtyre vaksinave
• Comirnaty Pfizer-BioNTech
• Spikevax, Moderna
• Vaxzevria, AstraZeneca
• Janssen (Johnson & Johnson)
• BIBP / Sinopharm
• Covishield
• CoronaVac
