Përmbytjet në Turqi, rëndohet bilanci i viktimave, Erdoan premton kompensim për çdo humbje
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, u premtoi banorëve të Turqisë Veriore ndihmë dhe rimëkëmbje nga përmbytjet e javës.
Vërshimet në provincën e Kastamonusë u morën jetën 32 personave që prej nisjes së reshjeve të forta ditën e mërkurë, ndërsa 6 viktima u regjistruan në provincën e Sinopit.
Edhe presidenti Erdoan mori pjesë në funerale.
"Shteti do bëjë ç'të mundet, sa më shpejt, dhe me shpresë kemi për t'u ringritur nga hiri. Nuk i risjellim dot ata që humbën jetën, por shteti ynë ka fuqinë, potencialin dhe vendosmërinë për të kompensuar çdo humbje përveç atyre."
Zona të gjera të rajonit të Detit të Zi u shpallën të premten zona fatkeqësie natyrore.
Vërshimet nga fryrja e lumenjve rrëzuan disa godina e ura dhe bllokuan rrugët e furnizimin me energji.
Me qindra u evakuan me helikopterë e barka, ndërsa mbi 4,700 forca u mobilizuan për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe rindërtimit.
Ministri i Brendshëm turk i cilësoi përmbytjet e fundit, më të rëndat.