Korriku 2021, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në tokë
Korriku 2021 është muaji më i nxehtë që është regjistruar ndonjëherë në tokë. E zbulon të dhënat Agjencia federale e SHBA-së, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike që merret me oqeanet dhe klimën (Noaa, National Oceanic and Atmospheric Administration)
Në këtë rast vendi i parë është pozicioni më i keq” ka konfirmura drejtori i Noaa, Rick Spinrad duke shtuar se korriku është cilësuar si muaji më i nxehtë i vitit në botë, por këtë herë korriku 2021 kaloi çdo parashikim, duke u bërë muaji më i nxehtë që ka qenë ndonjëherë.
Sipas të dhënave që zbulon Noaa nga temperatura e oqeanit dhe sipërfaqeve tokësore, temperatura e përgjithshme e regjistruar muajin e kaluar ishte 0.93 gradë Celsius mbi mesataren, duke e bërë këtë korrik muajin më të nxehtë në 142 vjet, që nga sondazhet e para.
(5 of 5) SEE: World map plotted with #July 2021 Global Significant #Climate Events from @NOAANCEIclimate at:
— NOAA (@NOAA) August 13, 2021
Download it at: https://t.co/xKGLizOml4 #StateOfClimate report #July2021 pic.twitter.com/hhgUiSECpY
