Bejko: Berisha të distancohet nga PD, të vijojë luftën i vetëm me SHBA
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ish kandidati i PD për deputet, ka komentuar qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në deklaratat që bëri ditën e sotme në një konferencë për shtyp.
Ai është shprehur se Partia Demokratike është një situatë shumë të vështirë dhe sipas tij, kjo forcë politike do të kalojë në një periudhë izolimi.
Ai është shprehur se priste që Berisha të largohej nga PD dhe të ndiqte një rrugë tjetër, teksa shton se askush të mos ketë iluzione se është vullneti i Ambasadores për largimin e tij nga Parlamenti por është qëndrim i SHBA.
"PD natyrisht që ndodhet në një situatë shumë të vështirë, madje, madje siç po shoh se si percipitojnë gjërat, megjithëse nuk kam pasur këtë pritshmëri para disa ditësh, më duket sikur PD do të kalojë në një periudhë izolimi. Duke u nisur nga fakti që lideri i saj historik Z.Berisha e ka drejtuar PD prej shumë vitesh dhe ka qenë President dhe Kryeministër i Shqipërisë , si drejtues i PD, bënë që vëmendja të jetë më e madhe për PD por them që do e fus PD në pozicion shumë të vështirë. Kam pritur gjatë gjithë kësaj kohe që të dalë Berisha duhet të ndahet nga politikani Berisha.
Sali Berisha: “Ballkan i Hapur”: Nismë destabilizuese
5 Gusht, 14:33
Berisha ka të drejtë ta mbrojë veten e tij për aq kohë sa nuk ka një vendim të Gjykatës në Shqipëri që ta ketë dënuar at, ai është i pafajshëm dhe si i tillë ai ka të gjitha të drejtat dhe liritë si politikanë ta ushtrojë këtë të drejtë që i ka dhënë sovrani në parlament. Për një njeri që e njeh mirë gjeopolitikën prisja që mund të distancohej nga PD dhe të ndiqte një rrugë të tij personale edhe duke qenë deputet por jo si përfaqësues i Grupit parlamentar të PD, gjë që ai vetë ai sot e përjashtoi kategorikisht që nuk ka për të ndodhur. Në këto kushte kur SHBA, dhe mos të ketë askush iluzionin që është vullneti i ambasadores si individë apo një përshtypje personale përmes George Soros apo sekretarit amerikan të shtetit. Ky është një qëndrim që ka qeveria Amerikane dhe presidenti i saj."
Bejko thotë se qëndrimi i Berishës në PD do të ketë shumë të madhe për këtë forcë politike. Sipas tij PD do të konsiderohet e izoluar nga faktori ndërkombëtarë e sidomos nga SHBA.
"Duam apo s’duam ne Amerika është ajo që ka diktuar edhe pavarësinë e Kosovës, është ajo që i diktoi gjysmës tjetër të botës se nuk donte që Shqipëria të futej në NATO, është ajo që dikton sot që Berisha për ata është “Non Grata”, dhe ata nuk e dëshirojnë në Parlament.
Kjo nuk është ligjore por një qëndrim politik i SHBA që në rast që Berisha është i padëshiruar nga SHBA do të jetë si përfaqësuesi i PD në Parlament, kjo do të ketë kosto të padiskutueshme për PD dhe PD do të konsiderohet e izoluar nga faktori ndërkombëtar dhe veçanërisht nga SHBA. Ky nuk është një lajm i mirë sepse të krijosh një kosto të tillë ke po s’ke të drejtë, do të thotë të marrësh në qafë sakrificën e gjithë demokratëve që në këto 30 vjet kanë mbështetur Berishën dhe vazhdojnë që të shpresojnë te PD të vijë në pushtet. Kështu që prisja të kishte një reagim më të moderuar nga Berisha por nuk ndodhi. I thonë asaj shprehjes, ne jemi ushtarë të vegjël të perandorisë së madhe.'
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjini.

