E rëndë në Tiranë: 35 vjeçarja bie nga lartësia tek Pallati me Shigjeta, viktima ende e paidentifikuar

Një 35 vjeçare humbi jetën sot pasdite tek Pallati me Shigjeta në Tiranë. Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50.

"Tek Pallati me Shigjeta, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 35 vjeçe" informon policia e Tiranës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.