Kamza thahet për ujë, banorët: Ne me shtetin jemi në rregull, por shteti jo me ne
Edhe pse paguajnë të gjitha detyrimet ndaj ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve Kamëz ,banorët thonë që përgjatë gjithë ditës furnizohen maksimumi me 1 orë në ditë.
“Nuk bëhet fjalë për ujë të pijshëm. Ne nuk kemi ujë për tu larë. Me fatura dhe pagesa jemi në rregull ne me shtetin, por shteti me ne jo” thonë banorët.
Në kushtet dhe kur temperaturat kanë kapur vlerat mbi 40 gradë celcius dhe kur rubinetët dalin jashtë funksionit detyrohen të blejnë ujin jo vetëm pë konsum vetjak por dhe për nevoja të tjetra.
“Ujin që na e sjellin me autobot mbushim enët” thonë banorët.
Edhe pse nuk kanë një orar zyrtar për furnizimin, qëndrojnë në gatismëri për të mbushur enët ,pasi nuk kanë siguri nëse të nesërmen vjen apo jo.
Nuk kërkojnë ujë 24 ora por të paktën të zgjatet koha e furnizimit.
"Të paktën të vijë 2 orë, jo 24 orë" thonë ata.
Qyetarët e Kamzës shpresojnë në zgjidhjen e kësaj problematike ndërsa kërkojnë nga bashkia të ndërhyjë.