Video/ Zjarri përpin gjithçka në fshatin Gjorm të Selenicës, rrezikohen banesat

Flakët kanë përparuar edhe më shumë më zonën e Gjormit në Selenicë. Si pasojë e zjarrit të favorizuar edhe nga era rrezikohen disa banesa.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Ndërkohë në Karaburun vijojnë të jenë aktive tre vatra zjarri.

Për shkak të terrenit forcat zjarrfikëse e kanë të vështirë të përparojnë në shuarjen e flakëve.

Prej orësh është pezulluar aksioni për shuarjen e flakëve, pasi nuk ndërhyet dot nga era e fortë bregdetare.