Zjarret në Gjirokastër, kryebashkiaku Golemi: Dëme të konsiderueshme, nevojitet evakuimi i banorëve
Gjirokastra është një nga qarqet e përfshira në hartën e zjarreve.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News, kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi tha se për momentin është vetëm 1 vatër aktive.
"Janë 4 zjarrfikëse në 2 anët e përroit dhe më shumë se 60 forca të armatosura të cilat po mbajnë në monitorim vatrën. Situata është e qetë për momentin, por duhet të theksojmë që në çdo moment era mund të riaktivizojë vatrat. Jemi në monitorim të situatës, dhe nuk kemi bërë përllogaritjen e dëmeve. Gjithçka rikuperohet, jeta e njeriut është më e rëndësishmja.
Shërbimi zjarrfikës në pjesën e mjeteve është i kompletuar, por kemi pasur nevojë për ndërhyrjen e mjeteve ajrore. Ditën e sotme nuk ka pasur përhapje dhe nevojë për ndërhyrje ajrore. Dëmi është i madh në pjesën e sipërfaqes dhe po flasim për një zonë shumë të bukur, zona e Lunxhërisë dhe Antigonesë," tha Golemi.
