A i druhet “një tradhëtie” nga Basha? Berisha:Unë në parlament, nuk kam grup tjetër parlamentar veç PD-në

Ish kryeministri Sali Berisha mbajti një konferencë për medien për të njoftuar se avokati i tij, Jean-Yves Le Borgne dorëzoi sot (5 gusht 2021) padinë për shpifje në Gjykatën Koleksionale të Parisit kundër sekretarit Blinken i cili e shpalli "Non grata"

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodhë në shtator, Berisha u shpreh qartë se nuk do të hiqte dorë nga mandati i deputetit. 

"Askush nuk ka në dorë të mos më çojë mua në shtator. Askush nuk mund të bllokojë hyrjen në parlament të deputetit të zgjedhur nga votuesit shqiptarë. Nuk kam grup tjetër parlamentar përvec PD-në. Edhe sikur një po mbeti I dyti do jem unë" tha Berisha.

Madje Berisha la të kuptojë se as kryetari i PD-së nuk mund ta lërë atë jashtë kuvendit, ndërsa e falenderoi për qëndrimin që kishte mbajtur në takimin e 30 korrikut me ambasadoren Yuri Kim në selinë PD. Berisha tha se Basha kishte kërkuar transparencë e prova ndërsa ambasadorja kishte kërcënuar demokratët me deklaratën e barit. 

A I druhet Sali Berisha “një tradhëtie” nga Basha?

"Kryetari i PD-së, Basha i është përgjigjur kërkesës së Kim me kërkesën për të paraqitur fakte, dokumente e prova. Unë për këtë e falenderoj dhe përgëzoj. Kjo është e vetmja kërkesë. Unë nuk dua të rrëzoj vendimin, por me padinë në gjykatë dua të rrëzoj shpifjet" - tha Berisha.

Nisme per shkarkimin e Berishes? 

Pyetje: Ka zëra që flasin se deputetë të caktuar në grupin parlamentar do të kërkojnë përjashtimin tuaj nga ky grup në muajin shtator.

Sali Berisha: " S'kam asnjë informacion konkret dhe një gjë duhet të dini; në këtë betejë unë kam mjet të vetëm të vërtetën dhe po përpiqem ta bëj pa kërkuar sepse unë thashë që nuk kërkoj ndryshimin e vendimit. Ai është i zoti i shtëpisë për këtë çështje dhe ka të drejtë të përcaktojë se kush të hyjë dhe kush mos hyjë në vendin e tij për sa kohë është në atë detyrë. Por unë dua të hedh poshtë shpifjet.