Situatë kritike në Gjormë të Vlorës: Dyshohet për banesa të djegura, evakuohen 6 persona

Një situatë kritike vërehet në fshatin Gjormë të Vlorës. 

Dyshohet se flakët mund të kenë djegur banesa.

Zjarri është vërtet i madh raporton Ora News.

Nga zjarri në Gjormë janë evakuar 6 persona.

Era e fortë nuk po favorizon në shuarjen e flakëve.

Disa banorë thonë se zjarri u ka djegur dhe shtëpitë e tyre.