Deklarata me barin, Berisha: Më skandalozja në këto 30 vite, PD duhet ti kërkojë Yuri Kim të bëjë ndjesë publike 

Ish kryeministri Sali Berisha mbajti një konferencë për medien për të njoftuar se avokati i tij, Jean-Yves Le Borgne dorëzoi sot (5 gusht 2021) padinë për shpifje në Gjykatën Koleksionale të Parisit kundër sekretarit Blinken i cili e shpalli "Non grata"

Pyetjes nëse sot do të ishit kryetari i PD-së cili do të ishe qëndrimi ndaj SHBA?

Sali Berisha iu pergjigj: PD do të mbetet si një parti properëndimore dhe amerikane. Deklarata që bëri ambasadorja amerikane në oborrin e PD-së është deklarata më skandaloze e 30 viteve të fundit. Kërcënimi që i bëri demokratëve me barin dhe shqiptarëve indirekt, dhe unë po atë ditë i kërkova të kërkojë ndjesë por ajo nuk ka ndodhur.
PD duhet ti kërkojë zonjës të kërkojë ndjesë publikisht dhe padiskutim mbetet e hapur për bashkëpunim me vendet mike të Shqipërisë.