Basha i ka kërkuar fakte dhe prova, Berisha: Yuri Kim sillet si gurvenatore, jam pro vettingut të politikanëve

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencë për shtyp se ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim sillet si gurvenatore dhe jo si kryediplomate.

Berisha u shpreh se Basha i ka kërkuar vetëm që të paraqitw fakte dhe prova, ndërsa theksoi se është pro vettingut të politikanëve.

Berisha: "Kryetari i PD-së i është përgjigjur kërkesës së Kim me kërkesën për të paraqitur fakte, dokumente e prova. Kjo është përgjigjja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i PD-së dhe unë për këtë e falenderoj dhe përgëzoj. Kjo është e vetmja kërkesë që unë kam.

Unë nuk dua të rrëzoj vendimin, por me padinë në gjykatë dua të rrëzoj shpifjet mbi të cilat është bazuar vendimi. Ambasadorja sillet si një guvernatore, në marrëveshjet që nxit dhe ndërmjetëson të cilat shkelin Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Sadushi kishte shitur një apartament 55 mijë euro dhe pagesa ishte bërë me thasë dhe jo me bankë. Kur thoshte se e ka shitur apartamenti figuronte me emrin e Sadushit me kolateral në bankë për të marrë kredi. Parregullsi të jashtëzakonshme për të cilat Sadushi e ka vendin tjetërkund.

Gjykatësi tjetër Pupu ku e ka vettingun? Ta nxjerrë pak. Këta nuk flasin sepse po të kishin karakter s'mund të pranonin kurrë që dosjet t'i merrnin militantë të PS-së. Dosjet janë gjëra serioze për çdo njeri dhe kanë fate njerëzish brenda tyre. Këto dhe ët tjera Sali Berisha do t'i denoncojë pavarësisht se zonja Yuri Kim preferon të këndojë suksesin e reformës të sponsorizuar nga George Sorosi, kurse Sali Berisha thotë se reforma ka dëshutuar dhe akti i fundit ishte marrëveshja Llagami-Fico."