Zjarr në fshatin Gjormë të Selenicës dhe pranë ish-depove të naftës në Nartë
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 5 Gusht 2021, 11:15
Një vatër aktive zjarri është shfaqur në Vlorë.
Bëhet fjalë për zjarrin i cili ka rënë në fshatin Gjormë të Selenicës ku rrezikohen disa banesa.
Mësohet se zjarrfikësja nuk ka mbërritur ende në fshatin Gjormë. Zjarri rrezikon banesat dhe banorët janë vënë në gatishmëri për të shuar flakët.
Gjithashtu rreth orës 10:00 të mëngjesit tek ish-depot e naftës në Nartë pranë autostradës janë djegur disa kullota.
Të dy zjarret dyshohen të qëllimshme.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Në pamjet e siguruara nga Ora News shihet se nga flakët rrezikohen edhe depot e naftës.

Zjarri në fshatin Gjormë
