Berisha nis në Paris betejën ligjore me Blinken: Askush s'më ndal hyrjen në Kuvend. Ofroj transparence jo bar!

Ish kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se avokati i tij Jean-Yves Le Borgne, kishte dorëzuar sot në Gjykatën Koleksionale të Parisit ndaj sekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli "nongrata" atë dhe familjen e tij.

Në një konferencë shtypi me gazetarët mesditën e sotme, Berisha u shpreh i vendosur për ta çuar deri në fund këtë betejë ligjore jo për të rrëzuar vendimin e sekretarit amerikan të shtetit, siç tha ai, por për të rrëzuar shpifjet ndaj tij.

Berisha tha se Blinken kishte marrë këtë vendim mbi bazën e keqinformimeve dhe lobimit korruptiv hakmarrës të Edi Ramës dhe multimiliarderit George Soros por se ai nuk kishte ndërmend të merrte një kompani lobimi për të rrëzuar vendimin. 

"Nuk marr kompani lobimi për të anuluar vendimin, nëse e marr do e marr për gjëra të tjera. Ai është i zoti i shtëpisë dhe është vendimi tij. Në gjykate dua të rrëzoj shpifjet e mbroj dinjitetin tim" nënvizon Berisha.

Deklaratën e ambasadores amerikane para selisë së PD, e quan skandalozen në këto 30 vite, ndërsa sjelljen e zonjës Yuri Kim e quan si prej guvernatoreje. Falenderon Bashën për qëndrimin që kishte mbajtur në takimin me ambasadoren. 

Shprehu edhe një herë vendosmërinë se askush nuk e ndalon të ushtrojë misionin që ia kanë dhënë qytetarët për ti përfaqësuar në parlament dhe falenderoi Bashën. 

Disa nga deklaratat më të rëndësishme të konferencës 1 orëshe në hotel "Rogner' në Tirane (5 gusht 2021)

Bashkëqeverisja, dramë e madhe për Shqipërinë

I pyetur nëse është pro bashkëqeverisjes me kryeministrin Rama, Berisha u përgjigj se kjo do të ishte drama më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

"Kategorikisht kundër! Do ishte drama më e madhe e Shqipërisë dhe e shqiptarëve që opozita e  cila është shpresë për përmbysjen e narko-shtetit të shndërrohet në levë të narko-shtetit. Bashkëpunimi të cilit ju referua zonja Kim mund të jetë për bashkëqeverisje, por edhe mund të mos jetë."

Ligji i dekriminalizimit meritë e Bashës 

"Bashës do t'i sugjeroj dhe do insistoj të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin. Ligji i dekriminalizimit është një nga meritat kryesore të zotit Basha dhe të opozitës e cila e shtoi atë ligj. Unë dhe një herë kam qenë dhe jam i ligjit të vettingut të politikanëve. Është Edi Rama i cili ka kundërshtuar dhe e hodhi poshtë ligjin për vettingun e politikanëve."

Deklarata e Yuri Kim skandaloze, PD ti kërkojë të bëjë ndjesë publike 

Pyetje: Nëse sot do të ishit kryetari I PD-së cili do të ishe qëndrimi ndaj SHBA?

Sali Berisha: PD do të mbetet si një parti properëndimore dhe amerikane. Deklarata që bëri ambasadorja amerikane në oborrin e PD-së është deklarata më skandaloze e 30 viteve të fundit. Kërcënimi që i bëri demokratëve me barin dhe shqiptarëve indirekt, dhe unë po atë ditë i kërkova të kërkojë ndjesë por ajo nuk ka ndodhur.
PD duhet ti kërkojë zonjës të kërkojë ndjesë publikisht dhe padiskutim mbetet e hapur për bashkëpunim me vendet mike të Shqipërisë.

Une ne parlament, askush nuk me ndalon dot

"Askush nuk ka në dorë të mos më çojë mua në shtator. Askush nuk mund të bllokojë hyrjen në parlament të deputetit të zgjedhur nga votuesit shqiptarë. Nuk kam grup tjetër parlamentar përvec PD-në. Edhe sikur një po mbeti I dyti do jem unë"

A I druhet Sali Berisha “një tradhëtie” nga Basha?

"Kryetari i PD-së, Basha i është përgjigjur kërkesës së Kim me kërkesën për të paraqitur fakte, dokumente e prova. Unë për këtë e falenderoj dhe përgëzoj. Kjo është e vetmja kërkesë. Unë nuk dua të rrëzoj vendimin, por me padinë në gjykatë dua të rrëzoj shpifjet" - tha Berisha.

Berisha: Basha kërkoi transparence e falenderoj

 "Kryetari i PD-së i është përgjigjur kërkesës së Kim me kërkesën për të paraqitur fakte, dokumente e prova. Kjo është përgjigjja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i PD-së dhe unë për këtë e falenderoj dhe përgëzoj. Kjo është e vetmja kërkesë që unë kam.

Unë nuk dua të rrëzoj vendimin, por me padinë në gjykatë dua të rrëzoj shpifjet mbi të cilat është bazuar vendimi. Ambasadorja sillet si një guvernatore, në marrëveshjet që nxit dhe ndërmjetëson të cilat shkelin Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nisme per shkarkimin e Berishes? 

Pyetje: Ka zëra që flasin se deputetë të caktuar në grupin parlamentar do të kërkojnë përjashtimin tuaj nga ky grup në muajin shtator. Leni informacion në lidhje me këtë dhe nëse ndodh cili do të jetë qëndrimi juaj?

Sali Berisha: " S'kam asnjë informacion konkret dhe një gjë duhet të dini; në këtë betejë unë kam mjet të vetëm të vërtetën dhe po përpiqem ta bëj pa kërkuar sepse uën thashë që nuk kërkoj ndryshimin e vendimit. Ai është i zoti i shtëpisë për këtë çështje dhe ka të drejtë të përcaktojë se kusht të hyjë dhe kush mos hyjë në vendin e tij për sa kohë është në atë detyrë.

Berisha i bindur: Ata që kërcënojnë me bar kanë frikë 

"Ambasadorja Kim është unike në botë, pasi lavdëroi një masakër zgjedhore kërkon të diktojë këtij vendi se kush duhet të apo kush nuk duhet të hyjë në parlament.

Diktati dhe bari janë binom I pandarë. Gjyqin po e bëj që shqiptarët të mos hanë barë. Unë nuk po ofroj barë, por transparence. Nuk ka force në botë që mund të më pengojë mua të ushtrojë misionin e besuar nga zgjedhësit shqiptar, kjo është përfundimtare. Basha ne takimin me ambasadoren ka kërkuar transparence, por ata që nuk bëjnë transparencë por kërcënojnë me bar ata kanë frikë."

Blinken te dorezoje provat ne Gjykate

"I bëj thirrje Blinken në emër të transparencës të dërgojë pranë kësaj Gjykatë çdo fakt, dokument dhe provë që ai apo çdokush tjetër në botë disponon kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij.

Zonja dhe zotërinj dëshiroj t'iu informoj së parin se sot pas 77 vitesh jetë kjo është hera e parë që unë i drejtohem dhe nuk kisha imagjinuar se do të detyrohesha të ngrija padi ndaj sekretarit të një vendi që unë e dua kaq shumë.

Së dyti në këtë padi dëshiroj të mbroj dinjitetin tim dhe së treti në këtë padi kërkoj të bëj transaprencë të plotë pata shqiptarëve që në 30 vite më kanë votuar më shumë se cilindo.

Megjithë kërkesën paraqitur në letrën time të datës 19 maj 2021 drejtuar sekretarit Blinken për të bërë publike çdo fakt dhe provë që ai disponon që të faktojë akuzat ndaj meje deri sot nuk është paraqitur asnjë e tillë, për shkakun e vetëm sepse ato nuk ekzistojnë."

Hakmarrja e Edi Rames dhe e Soros

"Vendim per te shpallur "non grata" është kryekëput politik e shënon abuzim të hapur me ligjin e Kongresit të SHBA-së, përdorimin e tij si anë politike kundër kundërshtarëve të qeverisë më të korruptuar të Europës dhe protektorit të saj e mikut të ngushtë të Edi Ramës, multimiliarderit George Soros."

Sot u dorezua padia

"Avokati im dorëzoi sot padinë për shpifje në Gjykatën Koleksionale të Parisit. Pas vendimit për të shpallur non grata mua e familjen eshte bazuar në keqinformimin nga lobimi korruptiv hakmarrës i Edi Ramës dhe multimiliarderit George Soros. Ne gjykate dua te mbroj dinjitetin tim"