Meta e dekoroi, Shehu: M'a sollën në Vlorë por nuk pranova
Në një intervistë për “Ora Verore”, korifeu këngës polifonike gjirokastrite, Arian Shehu, ka treguar se si është ndjerë kur ka marrë vesh lajmin që do të dekorohet nga Presidenti Ilir Meta.
Ai është shprehur se i kanë kërkuar që të shkojë në Vlorë, ndërkohë që Shehu ka kërkuar që ta dekorojnë në Gjirokastër, pasi aty është edhe vendi ku ka lindur.
Arian Shehu: E kam pasur pasion dhe e dua shumë këngën. S’do e lë sa të kem jetën. E kam të trashëguar nga nëna. Jam dekoruar dhe me çmimin ‘Laurant’ në Paris dhe në shumë vende të tjera. Kam pasur shumë sukses. Më njohin më shumë jashtë sesa këtu.
Ronaldo Sharka: Kur të dekoroi Meta, si u ndjetë?
Arian Shehu: Më thanë që të shkoja ta merrja në Vlorë, unë i thashë jam gjirokastrit po mundët të ma sjellin te vendi im se këtu kam lindur.”
