VIDEO/ S'u pagua për punën e bërë, shkatërron me eskavator apartamentet e reja në kompleksin luksoz

Një ndërtues në Gjermani me eskavator shkatërroi apartamentet e një kompleksi luksoz që kishte ndërtuar pasi thoshte se zhvilluesi nuk i kishte dhënë paratë që i detyrohej për punën.

Ai shkatërroi ballkonet e apartamenteve të reja në Blumberg të Gjermanisë. Mediat thonë se ndërtuesi shkaktoi një dëm prej 600 mijë dollarësh ndërsa zhvilluesi i detyrohej atij 5.8 milionë dollarë, bën të ditur The Sun.