Shpërthen Rezarta Hoxhaj kundër shtetit: Zero mbëshetje, arti në harresë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2021, 19:25
E ftuar në edicionin “Ora Veriore” në RTV Ora, këngëtarja Rezarta Hoxhaj, është shprehur e irrituar ndaj qeverisë, pasi kjo e fundit sipas saj, nuk i ka mbështetur në periudhën e pandemisë.
Më tej shton se pandemia ka ndikuar financiarisht dhe ekonomikisht në jetën e saj, teksa nuk kanë munguar as falënderimet me ironi.
"Unë jam shumë e irrituar , për faktin se jo vetëm këngëtaren por të gjithë artin në përgjithësi. Është lënë në harresë në këtë aspekt ndërkohë që njerëzit janë të gjithë të revoltuar pse nuk ka muzikë. Në të njëjtën kohë jam edhe unë. Jam preku financiarisht, emocionalisht dhe gjithçka tjetër. Faleminderit jemi shumë të mirë."- shprehet ajo.
