Rezarta Hoxhaj: Dasmori mori shishen e birres dhe mikrofonin....
E ftuar në edicionin “Ora Veriore” në RTV Ora, këngëtarja Rezarta Hoxhaj, ka treguar një ‘incident’ që i ka ndodhur në një dasmë.
Ajo ka treguar rastin e një zotërie që ka ngatërruar shishen e birrës me mikrofonin, ndërsa tregon mënyrën se si ka reaguar vetë ajo kur personi në fjalë i është drejtuar me ton të ashpër në mes të dasmorëve.
"Kam qenë në dasmë me një zotëri. Donte të fliste në mikrofon. I dhashë mikrofonin tim dhe kishte birrën këtej kishte mikrofonin. Ndërkohë që donte të uronte mbante birrën përpara ndërsa mikrofonin në dorë nga ana tjetër. I thashë njëherë se kishte mikrofonin në anën tjetër por prapë s’po e kuptonte. I thashë për së dyti por sërish afronte birrën. Ndërkohë herën e tretë si për bela, largoi birrën dhe vendosi mikrofonin dhe mu drejtuar: O ti goce s’na le rehat të flasim. Unë ngela thjesht ngela."
